Operacion Antikontrabandë në Merdare, konfiskohen barna, preparate kimike dhe 10 iPhone

16:57 | 25 Tetor 2023
E.G

Njësitë e Antikotrabnadës së Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të detajuara të udhëtarëve dhe mjeteve motorike në hyrje të Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Operacioni ka çuar në zbulimin dhe parandalimin e tri rasteve të tentativave të kontrabandimit, shkruan Arbresh.info.

Në rastin e parë, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar.

“Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në rastin e dytë është parandaluar kontrabandimi i Preparateve Kimike për Dysheme / Epoksit.

“Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës.”, njofton Dogana.

Në rastin e tretë, është parandaluar tentativë e kontrabandimit të telefonave iPhone.

“Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës.”, bën të ditur ky institucion. /Arbresh.info/

Të ngjashme