
Oliver Jens Schmitt Professor fu?r Su?dosteuropäische Geschichte an der Universität Wien
Në lidhje direkte nga Viena, në “A Show” me gazetarin Adi Krasta, historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, foli fillimisht edhe për zhvillimet në Kosovë.
‘Lidhur mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi, mendoj se pa një gjest bindës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë një paqe në Ballkan.
E dimë shumë mirë sa kanë vuajtur kosovarët dhe është e qartë që nuk e filluan ata luftën.
Politika e Slobodan Millosheviçit ishte e qartë, spastrimi etnik i Kosovës, përdorimi i dhunës.
Kultura politike e shqiptarëve në Kosovë, më e gjallë, më demokratike dhe më pak autoritare se në Shqipëri
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të ndryshme me kulturë të përbashkët.
Negociatat duhet të jenë drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqipëria duhet të kuptojë pozitën dhe interesin e kosovarëve.
Kosova është shteti i dytë shqiptar dhe mendoj se Shqipëria duhet të mbrojë interesin saj.
Mendoj që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenarë. Kam shpresën që Albin Kurti do të administrojë besimin e tyre. Kosova ka një sistem më demokratik se Serbia. Në shumë pak vite u zhvillua në mënyrë pozitive.’
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...