Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, pajtohet me konstatimin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, se shumë shpejtë do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.
“Pajtohem me Lutfi Hazirin, dhe pse këta ‘patriotë’ më sulmuan!” ka shkruar Ivanoviq në Twitter, shkruan arbresh.info.
Sipas Ivanoviqit, kjo Qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë një kohë të gjatë, duke e cilësuar se “të dobët dhe të pashpresë”, vetëm të interesave dhe të nevojave.
“Kjo është e arsyeshme,” ka shkruar Ivanoviq duke aluduar në deklarimin e Hazirit.
Eto slažem se sa Lutfi Hazirijem pa makar me ove "patriote" napadale !
Ova vlada Kosova ne može izdržati dugo.Slaba i bezidejna,sklepana samo na interesima,ili iz nužde.Ovi naši se uklopili.?
Haziri: New parliamentary elections very soon (Lajmi) « UNMIK Media Observer – Kosovo— Oliver Ivanovic (@Ivanovic_Oliver) December 11, 2017
Vetë Haziri vazhdon të insistojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2018.
“Pranvera po vjen, shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Jemi lodh nga dy palë zgjedhje sivjet, por kjo qeveri nuk mund të përballojë sfidat politike duke emëruar zëvendësministra e duke blerë paqen sociale me këso ndarje të buxhetit,” ka deklaruar Haziri.
Kosova gjatë këtij viti ka mbajtuar zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale. Vetë monistoruesi i BE-së, Alojz Peterle, në fundit të raportimit për ecurinë e zgjedhjeve lokale, ishte lutur që mos të kthehej së shpejti për ndonjë palë zgjedhje të reja.
/arbresh.info/
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit