Kombet e Bashkuara kanë hedhur poshtë një apel të Mbretërisë së Bashkuar kundër vendimit të saj të mëparshëm në favor të Julian Assange si ‘të papranueshëm’, kështuqë kërkon që Londra dhe Stokholmi t’i japin fund ‘ndalimit arbitrat’ të themeluesit të Wikileaks-it.
Një vit më parë, ky rast është konstatuar në OKB, ku trupat gjykues nga Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia të marrin hapa të menjëhershëm për të siguruar lirinë e themeluesit të Wikileaks-it, si dhe të garantojnë të drejtat themelore të njeriut, transmeton arbresh.info.
Mbretëria e Bashkuar ka apeluar vendimin dy herë, ndërsa OKB-ja ka refuzuar apelin të mërkurën duke e shqiptuar sit ë ‘papranueshëm’.
“Tani që të gjitha ankesat janë hedhur poshtë, dhe presim nga Britania e Madhe dhe Suedia që të jenë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare,” thuhet në një deklaratë të lexuar nga Assange, i cili e quan paraburgimin e tij ‘si padrejtësi të dukshme dhe groteske’.
Zhvillimi i fundit në rastin Assange në OKB detyron Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedine që t’i japin fund ndalimit arbitrar.
Julian Assange përballet më akuza të përdhunimit të Stokholm që datojnë nga viti 2010, megjithatë themeluesi i Ëikileaks ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se ‘Suedia do t’i hapë rrugë ekstradimit të mëtejshëm në SHBA’. /Arbresh.info
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...