Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) major Besnik Hasani ka përfunduar “Kursin Ndërkombëtar për Shërbim Shtabor/Admiral Staf 2023 (LGAi2023)” në Akademinë e Udhëheqjes së Bundeswehr në Hamburg të Gjermanisë.
Në njoftimin për media nga FSK, thuhet se kursi ishte dizajnuar për të përgatitur oficerë të lartë, për të operuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ballafaqim me situata ku kërkohet zhdërvjelltësi dhe njohuri mbi problemet komplekse të rrafshit strategjik, dhe aplikimin e metodave të zgjidhjeve në rrafshin operacional.
“Gjatë realizimit të kursit, major Besnik Hasani tregoi përkushtim maksimal dhe përgatitje të lartë profesionale duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën, e në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës në mjedisin ndërkombëtar”, njofton FSK./Arbresh.info/


Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...
Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime
Gra lidere dhe sipërmarrëse mblidhen në tryezën e Bankës Eko...
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...