Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Major Fatmir Lami dhe Major Faton Bekteshi me sukses të lartë kanë përfunduar kursin e Avancuar për Komandë dhe Shtab (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham si dhe programin akademik ku morën titullin Master of Arts në Defence Studies nga King’s College London.
Kursi është rezident dhe zgjat 46 javë, ku marrin pjesë oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe oficerë ndërkombëtarë nga 48 vende partnere.
“Kursi fokusohet të mbuloje fushat kyçe si në komandë, lidership dhe menaxhment; hulumtim dhe mendim kritik; kuptim të realitetit botëror dhe kontekstit të sigurisë globale dhe ka për qëllim të përgatis udhëheqës të lartë me zotësi në profesion ushtarak dhe të ofrojë ngritje intelektuale për sukses në operacione dhe lidership në qeverisje”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën