Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë me publikun një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale që pezulloi vendimin e ZRrE-së, për ‘treg të lirë’.
Sipas njoftimit, vendimi është sinjal për rëndësinë e mbrojtjes së interesave të bizneseve që po ndikohen nga ky vendim, thuhet aty.
Njoftimi i plotë:
Oda Ekonomike e Kosovës njofton për një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për kompaninë e radhës.
Ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim. OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.
Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...