Pas vendosjes së Prishtinës në karantinë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, që të nxjerrin me urgjencë një udhëzim për të eliminuar paqartësitë që ekzistojnë në mesin e ndërmarrjeve.
Sipas tyre, një udhëzim i tillë do për sa i përket lëvizjeve të punëtorëve dhe mallrave nga Prishtina në komunat e tjera dhe anasjelltas për të gjitha ndërmarrjet të cilat ushtrojnë aktivitet të furnizimit dhe transportit të mallrave.
“Informatat nga terreni flasin për paralajmërime nga ana e organeve të zbatimit të rendit për kufizime absolute të hyrjeve dhe daljeve në dhe nga qyteti i Prishtinës, prandaj nxjerrja e një udhëzimi përkatës do të garantonte trajtim uniform për të gjitha ndërmarrjet”, thuhet në njoftimin e odave.
“Një kufizim i tillë do të ishte goditje e madhe për aktivitetin ekonomik të një pjese dërmuese të ndërmarrjeve private, prandaj është e nevojshme që të përcaktohen modalitetet e lejimit të lëvizjes së punonjësve dhe mallrave, me qëllim të shmangies së vështirësive në furnizim me produkte esenciale për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në fund.
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...
Nesër seanca për buxhetin e Prishtinës
Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë
Emir Sahiti realizon dy gola në fitoren e Maccabi Tel Avivit