Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur konferencë për medie.
Rukiqi ka thënë se ekonomia e vendit nuk ka përmirësim as këtë vit.
“Shenjat e para edhe për këtë vite nuk janë pozitive për ekonominë e vendit. Zhvillimet politike në 6 muajt e fundit janë bërë barrierë e pakalueshme për zhvillimin ekonomik në vend, rritjen e vendeve të punës dhe investimeve nga brenda dhe jashtë. Kosova vazhdon të shtoj pikë negative sa i përket investimeve”, tha Rukiqi.
I pari i OEK-së ka folur edhe për buxhetin e 2020-es dhe ka kërkuar që të ketë rritje në investime.
“Ne insistojmë që të qartësohet raporti i skemave sociale në raport me investimet. Ne kemi një Ligj të pagave që është pezull dhe e kemi konsideruar si të keq sepse ka krijuar një hendek të madh mes sektorit privat dhe publik”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka folur edhe për pagën minimale duke thënë se thënë se rritja e saj duhet të bëhet në raport me vendet e rajonit.
“Paga minimalë nuk përcaktohet në mënyrë arbitrare, dëshirat mund të jenë që paga të jetë 1 mijë euro por nuk duhet të kaloj standardin rajonal. Paga minimale nuk i zgjidh problemet në shoqëri. Çdo lloj vendimi krijon favore për shtetet e rajonit sepse ata që kanë planifikuar apo veç kanë investime në Kosovë mund të qoj investimet në vendet e rajonit”, ka thënë ai.
Rukiqi ka shtuar se ndodhitë e fundit ne Kosovë do të ndikojnë në ikjen apo mos ardhjen fare të investitorëve.
Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se kanë pritur më shumë nga Qeveria e re.
“Kemi prit që Qeveria të ketë veprime më të përgjegjshme karshi vendeve të BE-së dhe ShBA-ve, tërheqja e taksës do të kthej normalitetin në të dy vendet. Edhe ashtu sy dy shtete të vogla kemi jo atraktive për investitorët por kjo mund të ndryshoj”, ka thënë ai./arbresh.info/

Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë