Oda Ekonomike e Kosovës në mes të akterëve të rëndësishëm, përfaqësuesve nga ministritë, ambasadat, donatoret dhe komuniteti i biznesit publikon të gjeturat kryesore të studimit bazë për sektorin e riciklimit.
Studimi ofron një pasqyrë të përgjithshme të zinxhirit të vlerës së riciklimit në Kosovë, duke ofruar informata rreth gjendjes aktuale, nevojave, potencialit, dhe barrierave të sektorit. Studimi vë në pah nevojën për përkrahjen e mëtejshme të zhvillimit të sektorit të riciklimit, adresimin e sfidave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij sektori drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Studimi do të ndihmojë që të hapet rrugë për integrimin e konceptit të ekonomisë qarkore në modelet e biznesit në këtë sektor. Ai ofron rekomandime për akterët relevant në përcaktimin e politikave që ndihmojnë zhvillimin e sektorit të riciklimit në Kosovë.
Përgatitja dhe publikimi i studimit është bërë në kuadër të projektit ‘Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës’ që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane./arbresh.info/


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit