Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë mirënjohje për gjigantin “Mabetex Group”.
Kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu tha se “Mabetex Group” meriton këtë mirënjohje të pastër ekonomike duke u bazuar në indikatorët dhe rezultatet e punës së “Mabetex-it”, transmeton Arbresh.info.
“Më kënaqësinë më të madhe erdhëm këtu t’ua japim këtë mirënjohje të pastër ekonomike, jo politike po e bazuar në indikatorë dhe rezultatet e juaja”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se “Mabetex Group” ka pasur shumë aktivitete në aspektin e zhvillimit dhe punësimit në Kosovë.
“Nga vet fakti se sivjet ka qenë 25 vjetori i themelimit të “Mabetex Group”, nga vetë fakti se ka pas aq shumë aktivitete ekonomike në shumë aspekte qoftë strategjike, qoftë për punësim kemi vendosur që këtë mirënjohje t’ia ndajmë “Mabetexit”. Një lider në punësim, një lider në promovim dhe besoj që indikatorët ekonomikë e kanë analizuar dhe kanë konstatuar që “Mabetex Group” e meriton. Kjo është shumë e vogël që ne mund të bëjmë për ju”, tha ai.

Themeluesi i “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli u shpreh shumë i kënaqur që Oda Ekonomike ka vlerësuar drejt kontributin dhe punën e “Mabetex-it” duke shtuar se “kjo mirënjohje është një nxitje që të punojmë edhe më shumë”.
“Rrugëtimi i “Mabetex-it” në Kosovë është kuptimplotë vetëm nëse ai i kontribuon vendit, i kontribuon situatës sociale në Kosovë, punësimit e të hyrave vjetore, këto i japin ekzistencës Mabetex-it në Kosovë”, tha Pacolli.
Ai tha se shtylla kryesore e një shteti është zhvillimi ekonomik.
“Unë shpresoj që njerëzit si ju që e njohin boten e dinë që çdo gjë është kuptimplote vetëm nëse është llogaridhënia, vetëm nëse ajo është punuar dhe fituar me ndjerës e jo vetëm fjalë boshe”, tha Pacolli.
Pacolli lavdëroi punën e Odës Ekonomike duke thënë se kanë dhënë një kontribut të madh në rrafshin ekonomik./Arbresh.info

Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...