Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti një kërkesë me tri pika që kanë të bëjnë në fushën e prokurimit publik dhe kontratave në projektet e investimeve kapitale.
Me këtë rast, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës:
1. Të plotësohet dhe funksionalizohet Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
2. Të anulohet procedurat për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë në kontekste dhe të kthehen në ritenderim për shkak të ngritjes së çmimeve.
3. Të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale dhe ndryshimit të çmimit të tyre konform ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës).
“Kjo situatë mund të detyrojë operatorët ekonomikë që të tërhiqen nga marrëdhëniet kontraktuale e që për pasojë do të shkaktojë konfiskimin e sigurimit të kontratës dhe futjen në listë të zezë të operatorëve që në aspektin zinxhiror do të ketë pasoja në ekonomitë biznesore dhe të punësuarit e tyre”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...