Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve.
Sipas OEAK një sistem i fortë dhe i pavarur gjyqësor, i lirë nga ndërhyrja politike, është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimit publik.
Tutje, thuhet se zbatimi konsistent dhe i paanshëm i normave juridike jo vetëm që mbron demokracinë, por gjithashtu promovon një mjedis të parashikueshëm afarist, të nevojshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike.
“Respektimi i kornizës ligjore nuk është vetëm obligim kushtetues, por një parakusht themelor për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës në mënyrë eksplicite parasheh që hetimet dhe ndjekjet penale duhet të kryhen në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë para organeve kompetente gjyqësore. Ligji përcakton detyrën e institucioneve dhe zyrtarëve publikë për të bashkëpunuar në plotni në procedurat penale. Çfarëdo pengimi i drejtësisë, duke përfshirë ndërhyrjen në hetime apo mosrespektimin e obligimeve ligjore, përbën shkelje serioze të ligjit si dhe dobëson integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Oda kërkon që çdo veprim që pengon drejtësinë, përfshirë ndërhyrjet politike në hetime, të trajtohet si shkelje e rëndë e ligjit dhe të ketë pasoja të drejtpërdrejta.
Gjithashtu, OEAK pohon se refuzimi i cilitdo individ pavarësisht pozitës për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës.
“Refuzimi i cilitdo individ – pavarësisht pozitës – për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës. Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, thuhet tutje.
Në lidhje me hetimet e Prokurorisë Speciale për abuzimin e mundshëm të autoritetit në rastin e rezervave shtetërore, Oda Ekonomike Amerikane ka apeluar që të gjitha autoritetet, përfshirë liderët politikë, të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet gjyqësore dhe të respektojnë procesin ligjor./Arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira