Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në Open Ballkan, duke e ditur rëndësin e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve.
Përmes një komunikate për media, Oda Amerikane ka ritheksuar thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara se çfarëdo bashkëpunimi rajonal, shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të paraqiten të barabartë.
Madje duhet tri shtetet nismëtare të Ballkanit të Hapur të adresojnë brengat e qeverise së Kosovës.
Sipas OEAK, asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal nuk mund të ketë sukses në rrethana kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt, dhe nëse nuk bëhen përpjekje serioze për largimin e aspekteve që irritojnë bashkëpunimin.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson po ashtu se është e një rëndësie tejet të madhe që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të rreshtohen me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke mbajtur qëndrim të harmonizuar duke dënuar invazionin rus të Ukrainës përmes sanksioneve”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë