Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ sot (e martë) organizon një tryezë të rrumbullakët me temën: “Ndërhyrja e huaj në zgjedhje dhe ndikimi i saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë: ambasadori i Finlandës në Kosovë, një eksperte nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore, një ekspert nga Komiteti i Votuesve të Ukrainës, si dhe përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ndryshe së fundi Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ është bërë me drejtor të ri, ku prof. Arben Fetoshi është zgjedhur në krye të tij./rtk
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...