Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, është shprehur mirënjohës ndaj emërtimit të një rrugë diku në Kosovë, me emrin e ish-Ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Robin Cook.
O’Connell e ka shkruar në profilin e tij në FB se ky gjest është shenjë e vlerësimit nga populli kosovar për Britaninë e Madhe, 18 vjet mbas hyrjes së KFOR-it.
Cook ka qenë ish-Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
“Në një fshat diku në Kosovë rastësisht e zbulova Rrugën Robin Kuk. Një shenjë e vleresimit nga Populli i Kosovës për rolin e Britanisë në mbrojtjen e paqës në Kosovë, 18 vjet mbas hyrjes së KFORit”, ka shkruar ambasadoti në FB.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...