Sot, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, i cili fillimisht uroi ministrin Tahiri për detyrën e re.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, e falënderoi Ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur në të kaluarën me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore në rrafshin bilateral, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.
Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për të punuar me intensitet tё shtuar në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
Në anën tjetër, Ambasadori O’Connell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë.
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...