Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe rreth deklarimeve të fundit rreth “korrigjimit të kufijve” dhe “kompromisit të dhimbshëm”.
Kurti dha qëndrimin e Lëvizjes siç ai i quajti kundër lojërave të dëmshme të Presidentit Thaçi, i cili po i mashtron edhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përveçse ata të Kosovës, dhe po e relativizon shtetësinë e sovranitetin, integritetin territorial e institucional të Republikës sonë. Kryetari Kurti theksoi se ky President nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë.
“Rruga e duhur përpara nuk është shkëmbimi territorial por reciprociteti i të drejtave. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën e saj”, ka deklaruar Kurti.
Ambasadori O’Connell deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur dhe ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe se çdo lëvizje për ndryshim të kufijve është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Ai u shpreh kundër logjikës “ndarje ose konflikt”.
Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën për luftim të krimit të lartë e korrupsionit të organizuar si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...
“Çmendet” Man Unitedi, gati ofertën 200 milionëshe për Jude ...
Zjarrfikësit japin detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjar...
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet