Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, tre muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në veri të Mitrovicës, ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet në tërësi.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm kjo vrasje, por të gjitha vrasjet e tjera të hetohen tërësisht dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në tre mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë vendosur grafite në mure.
Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O’Connell:
Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic.
Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës