Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell.
Ministrja Hoxha në takim vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.
Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit.
Ambasadori O’Connell ia konfirmoi Ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend