Objekti i vjetër gati të rrëzohet, qytetarja thërret inspektoratin për t’i vendosur shiritat

15:07 | 22 Qershor 2018

Në objekt bri Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është gati të rrezohet.

Kalimtaret që kalojnë në trotuarin pranë ati objekti po rrezikohen seriozisht.

Një shirit i cili nuk ka qëndruar më shumë se dy orë është vendosur sot nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës, shkruan lajmi.net

Madje vendosja e shiritit u bë, pas thirrjeve të shumta të një qytetare që e ka shtëpinë aty afër.

“I kanë thirrur disa herë Policinë dhe inspektorët, por kotë. Sot ka ardhur Inspektorati i Komunës ka vendosur në mënyrë jo profesionale këta shirit”, thotë kjo banore e Prishtinës për lajmi.net, teksa tregon më gisht pjesët e rrezikshme të objektit që janë gati të shembën. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara