Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke mbajtur takime bilaterale me Organizatën Botërore të Doganave.
Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha, së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel Bernard Nikaj u takuan me zv. Sekretarin Gjeneral të OBD (ËCO), Sergio Mujica ky edhe ishte zyrtarisht ishte takimi i parë bilateral në mes të Doganës së Kosovës dhe OBD, që nga anëtarësimi i Kosovës në OBD.
Gjatë takimit u diskutuan raporti mes OBD dhe anëtareve, ku Dogana e Kosovës shprehimisht u zotua për partneritet dhe kontribut si anëtare në këtë organizatë. Nga ana tjetër OBD paraqiti gatishmërinë për ndihmë në çështjet e fushëveprimit doganore si dhe kërkoj nga Dogana e Kosovës të jete kontribuuese në përpilim e standardeve ndërkombëtare.
Drejtori i përgjithshëm Berisha gjithashtu bëri një prezantim të shkurt për zhvillimet në DK, derisa zyrtarët e OBD u shprehën të kënaqur me të arriturat e doganës së Kosovës.
Ditëve në vazhdim drejtori i përgjithshëm do të vazhdoj takimet me OBD ashtu që Dogana e Kosovës, respektivisht Kosova të përfaqësohet por edhe të përfitoj eksperiencat dhe asistencën nga OBD
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët