Oda e Afarizmit të Kosovës ka ripërsëritur kërkesën ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me lirimin e lëndës së parë për prodhuesit ashtu si është paraparë me ligj.
Sipas OAK arsyeja e kësaj kërkese drejtuar të parit të ekzekutivit ka të bëjë me ankesat e prodhuesve lidhur me lirimin nga TVSH-ja e lëndës së parë.
Në kërkesën e Odës së Afarizmit thuhet
“Çdo fillim të vitit, prodhuesit vendor obligohen të aplikojnë në ATK për lirim nga TVSH-ja për lëndën e parë të importuar, ndërsa pas aprovimit të saj fillon edhe zbatimi në Dogana. Vitet paraprake shqyrtimi i kërkesave është bërë për një periudhë më të shkurtë kohore, gjë që nuk i ka penguar bizneset në vazhdim të prodhimit”.
Oda e Afarizmit në reagimin e saj shton
“Këtë vit bizneset po përballen me probleme pasiqë për shkak të mos shqyrtimit të këtyre kërkesave lënda e parë ka mbetur pa kaluar në Doganë dhe si pasojë bizneset po detyrohen të paguajnë për qëndrimin e kamionëve dhe frigoriferëve në terminale dhe po krijonë edhe pengesa në prodhim. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të merren masat e nevojshme për këtë problem. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të përkrahen prodhuesit vendor, duke ju lejuar që të bëjnë futjen e lëndës së parë në Doganë derisa të shqyrtohen aplikacionet nga ATK-ja”.
Gjithashtu, OAK kërkon që kjo procedurë të hiqet ashtu që të mos obligohen bizneset të aplikojnë çdo vit, njofton Oda e Afarizmit të Kosovës.
“Kjo cka po i bëhet Gjestit është e pa pranueshme̶...
Trump kërkon që SHBA të dominojë industrinë e inteligjencës ...
Mourinho nuk i ndal akuzat për futbollin turk: Historia e di...
KPM takoi ekipin e misionit vëzhgues të BE-së për Zgjedhjet ...
Maqedonci: Takime në SHBA për fuqizimin e mbrojtjes mes dy v...
Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahaj...