Oda e Avokatëve të Kosovës është duke insistuar që shumë shpejt të jetë pjesë e Tribunalit të Hagës, me qëllim që të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale të mund të mbrohen më lehtë nga avokatët vendorë.
OAK është në pritje të një përgjigjeje nga Dhomën e Avokatëve pranë Tribunalit të Hagës, rreth kërkesës së tyre për anëtarësim në këtë organizatë.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i ka thënë për “Arbresh.info” se OAK i ka adresuar kërkesë administratës së Tribunalit të Hagës që edhe Oda e Avokatëve të Kosovës është e interesuar që prej këtyre proceseve t’i ketë edhe avokatët e saj atje.
Qëllimi kryesor, sipas tij është përfshirja e Odës së Avokatëve të Kosovës në Tribunal.
“Neve jemi duke bërë përpjekje maksimale që edhe OAK-u të jetë e përfshirë në Tribunal, pavarësisht prej të gjithave, mbetet të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet”, është shprehur Havolli.
Sipas tij, OAK-u do të jetë e informuar për çdo gjë që ndodh në Dhomën e Avokatisë në Hagë.
Ai thotë se ekziston një vullnet i mirë edhe nga kryetari i Dhomës së Avokatëve pranë Tribunalit, David Hooper, që edhe OAK të jetë pjesë e kësaj organizate.
“Kërkesë e imja ka qenë që nuk kishte me qenë korrekte që qytetarët e Republikës së Kosovës të gjykohen atje dhe në një mënyrë neve si OAK që kemi 750 avokatë të shkyçemi nga ky proces, pasi është me rëndësi t’i mbrojmë klientët tanë”, thotë Havolli.
Ndërkohë, gjatë fundjavës së kaluar, një delegacion i Dhomës së Avokatëve pranë Tribunalit të Hagës ka vizituar OAK-un, duke mbajtur kështu edhe një ligjëratë në mënyrë që avokatët kosovarë t’i njoftojë për çështjen procedurale dhe ligjore të Tribunalit të Hagës dhe shkathtësitë që do të jenë të nevojshme për avokatë./ Arbresh.info/G. Lushi
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it