Nxirret trupi i pajetë i biznesmenit që dyshohet se bëri vetëvrasje në Prishtinë

12:02 | 31 Dhjetor 2020
M. A.

Trupi i pajetë i Ilaz Beqirit është nxjerrje këto momente nga banesa ku dyshohet se është vetëvrarë biznesmeni prishtinas.

Pasi janë marre të gjitha shenjat dhe provat në vendin e ngjarjes, instituti mjeko-ligjor ka tërhequr trupin e pajetë të Beqirit.

Kufoma do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimi i këtij rasti ka kaluar në organet e drejtësisë.

Dyshimet e para janë se Ilaz Beqiri është vetëvrarë në mëngjesin e sotëm, saktësisht rreth orës 09-30 për arsye të panjohura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale