Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” kanë protestuar përsëri në sheshin “Zahir Pajaziti” në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të drejtuesve të këtij kolegji turk, dhe deportimit të tyre.
Ata marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.
Në pankartat e tyre shkruhej “Kolegët tanë janë të pafajshëm”, “Lironi kolegët tanë”, “Nuk do të dorëzohemi”, ndërsa brohoritnin “Ndalni bombat jo lapsat”.
Për gjashtë gylenistët, sot nga Qeveria konfirmuan se ata janë deportuar në Turqi, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar drejtorin e AKI-së Driton Gashi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës