Nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore “Ismail Qemali” nga Prishtina kanë vizituar sot Kuvendin e Kosovës ku janë mirëpritur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe nga deputetet Shqipe Selimi dhe Albana Bytyqi.
Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar disa fotografi së bashku më nxënësit teksa ka shkruar se është emocionuese të shohësh gjeneratën e parë të lindur pas shpalljes së Pavarësisë, përcjell Arbresh.info.
“Në Kuvendin e Kosovës, bashkë me deputetet Shqipe Selimi dhe Albana Bytyqi, sot pritëm nxënësit e klasëve të nënta të shkollës fillore “Ismail Qemali” nga Prishtina – vajzën time Borën, me shoqet dhe shokët e saj. Është emocionuese të shohësh gjeneratën e parë të lindur pas shpalljes së Pavarësisë, duke u rritur në liri e përplot ëndrra për të ardhmen – në shtëpinë e tyre, në shtetin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi theksoi se nxënësve u ka rrëfyer për ditën historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Nga vendi ku isha i ulur si deputet i Kuvendit më 17 shkurt 2008, në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, u rrëfeva për atë ditë historike për shtetin dhe popullin tonë. 16 vjet më pas, pozitën e ulëses e kam ndryshuar disa herë, por misioni për një Kosovë të zhvilluar, të denjë për sakrificat e brezave të kaluar dhe që mundëson realizimin e ëndrrave të fëmijëve tanë – vazhdon me përkushtim dhe dashuri edhe më të madhe. Sepse, për këta fëmijë dhe për këtë shtet, kontributi dhe angazhimi nuk duhet të ndalet asnjëherë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi./Arbresh.info
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër