Nxënësit e Shkollës Amerikane në Prishtinë(American Shchol of Kosova) sot ka zhvilluar dy aktivitete cilat kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet e varfra. Përmes shitjes së gjërave ushqimore në sheshin “Zahir Pajaziti” si dhe shfaqjen e një program në shkollë, këta nxënës po mbledhin të holla me të cilat do të blejnë gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.
Nxënës kanë ngritur një tendë në sheshin “ Zahir Pajaziti”, ku po u shesin qytetarëve gjërat ushqimore të cilat janë përgatitur nga vet ata.
Nxënësja Vesa Rexha tha se aktivitete të tilla nga shkolla amerikane janë organizuar edhe në të kaluarën.
“Ne si shkollë amerikane për çdo vit e marrin iniciativën për të organizuar javën e bamirësisë , ku për qëllim kemi me i ndihmu familjet në nevojë. Zakonisht e marrim fundvitin, që familjet që kanë nevojë me i marr nga shkolla jonë dhuratat, ushqim dhe gjëra të nevojshme . Këtë javë ka filluar organizimi nga shkolla jonë, kemi dalë ditën e hënë, të mërkurën dhe të premten. Produktet janë gjëra ushqimore që përgatiten nga vet nxënësit , i shesim “, tha Rex ha.
Klubi i Bamirësisë në shkollën amerikane, përveç aktivitetit në shesh, ka shfaqur edhe një program për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku të hollat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë.
Udhëheqësja e Klubit të Bamirësisë ,Dardane Nuka ka bërë të ditur se me të hollat e mbledhura nga ky program do të blihen gjëra të nevojshme për 20 familje në nevojë, të komunës së Prishtinës.
“Ideja kryesore është ngritja e fondeve , me qenë se nxënësit paguajnë nga një euro biletën, për të parë shoun. Ata e dinë që nuk po paguajnë për shou, por po paguajnë për bamirësi. Është thjeshtë një kontribut i vogël i tyre në mesin e shumë kontributeve të tjera por të ngritur fondin përfundimtar që e kemi ngritur për këtë vit. Me ato para pastaj ne do të blejmë ushqimin për 20 familje të varfra që zakonisht i identifikon Kryqi i Kuq me të cilët ne bashkëpunojmë në këtë fazë”, tha Nuka
Aktivitetet e tilla me qëllim bamirësie nga nxënësit e shkollës amerikane kanë filluar të hënën, me hapjen e Javës së Bamirësisë
Banorët e Koliqit në protestë, shkak mungesa e rrymës
“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vës...
Zarfi arrin në shtëpi, çka po ndodh?
Prishtina e nis me fitore fazën përgatitore, shkëlqen transf...
Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe vep...
“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindj...