Një nxënës i shkollës fillore “Fetah Sylejmani” në Komunën e Dragashit është detyruar të shkojë në shkollë me një ngrohëse të vogël.
Kështu bëhet e ditur nga prindi i tij i cili ka ndarë fotografi, shkruan Arbresh.info.
“Tash e mas (me grialic) qeshtu n’shkoll e kemi,edhe naj dit kur t’marrin banka me karriga, i ka zon dimri pa pregadit se ngusht jemi ,rrnoft Komuna ?”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Shkolla “Fetah Sylejmani” del të ketë probleme me kalldajën, ku dhe është shpallur tenderi për të blerë një të re.
Në bazë të njoftimit të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit për Komunën e Dragashit, thuhet se vlera e parashikuar e kësaj kontrate kap shifrën e 12 mijë eurove.

Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...