Nutricisti, Agron Rexhepi, tregon si të ushqeheni në Ramazan

09:28 | 18 Prill 2021 | Ardita Zeka

Ka disa ditë që besimtarët mysliman kanë hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky ku të gjithë besimtarët e fesë Islame janë të obliguar të agjërojnë, me të cilën nënkuptohet heqja dorë nga ngrënia dhe pija.

Mos konsumimi i ushqimit për më shumë se 16 orë padyshim se ka ndikim në organizmin e njeriut.

Se cilat janë efektet apo ndikimi i agjërimit në trupin dhe shëndetin e njeriut, tregon mjeku dhe nutricisti sportiv, Agron Rexhepi.

Rexhepi thotë se, agjërimi bën një pastrim të brendshëm shpirtërorë dhe truporë të njeriut.

“Nuk ka pjesë e organizimit që nuk ndikohet nga agjërimi, shumë hulumtime janë bërë deri më tani për të parë se si ndikon agjërimi në shëndetin e njeriut. Nga aspekti mjekësor agjërimi është si lloj diete, këtu bëhet një pastrim shpirtërorë dhe truporë të njeriut. Agjërimi bën një pastrim të brendshëm, duke humb peshë, dhe duke u shkrirë masa dhjamore e vjetër, dhe largohen toksinat që janë grumbulluar gjatë 11 muajve”.

Sipas tij, gjatë muajit të ramazanit duhet të ushqehemi tre here brenda natës, dhe aktiviteti fizik dy orë para iftarit është i domosdoshëm.

Ai tregoj edhe disa nga ushqimet që nuk rekomandohen të përdoren në kohen e syfyrit.

“Është e rëndësishme që në racionet e ditës gjatë muajit të ramazanit të ushqehemi tre here brenda natës. Disa këshilla të mia janë që gjatë kohës së syfyrit, mos të pihet qaji i zi, kafja, dhe qaji i gjelbër, dhe mos të hahen ëmbëlsirat, sepse ndikojnë në largimin e lëngjeve nga njeriu dhe ëmbëlsirat shfaqin ndjenjën e urisë, por këto preferohen të përdoren më shumë në iftar. Gjithashtu gjatë kohës së agjërimit është shumë i domosdoshëm aktiviteti fizik dy ora para iftarit”.

Sipas tij, është vërtetuar se agjërimi lufton stresin, ndërsa zemra dhe mëlçia e agjëruesit punon më  ngadalë, ndërsa në shtypjen e gjakut është vërtetuar se shkaktohet një rënie e lehtë e saj për shkak të zvogëlimit të metabolizmit.

“Ditët e para çdo person ka gjasa që të ketë kokëdhimbje ose dhimbje të nyejve të trupit të cilat vijnë si pasojë e toksinave që lirohen. Agjërimi bënë një ekonomizim të gjithë organeve të trupit. Më ngadalë punon zemra, lirohen enët e gjakut, po ashtu edhe mëlçia punon shumë më ngadalë. Shumë mjekë preferojnë agjërimin edhe për probleme të depresionit. Kohën e iftarit deri në syfyr të shfrytëzojnë për rikthimin e sasisë së humbur të lëngjeve, pastaj edhe me marrjen e ushqimeve ne mënyrë normale pa e tepruar në kohën e iftarit. Pas përfundimit të agjërimit duhet të vazhdojmë me një kujdes të ushqyerit”.

Ndryshe, myslimanët në të gjithë botën kanë nisur muajin e Ramazanit, për shkak të pandemisë COVID-19, distancimi social do të jetë edhe këtë vit. /A.Zeka/arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara