Ish kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku i cili qeverisi për tri mandate Skenderajn, të hënën dorëzoi zyrtarisht postin e tij, Bekim Jasharit, tani kryetar i ri.
Ndonëse, Sami Lushtaku nuk është më pjesë e komunës, kushëriri i tij, Nuredin Lushtaku, zyrtarisht është emëruar në një pozitë.
Ai do të jetë nënkryetar i komunës në mandatin 4-vjeçar të qeverisjes së Jasharit. Këtë e ka konfirmuar vet ai për Indeksonline.
“Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i komunës së Skenderajt” ka thënë ai shkurt.
Partia Demokratike e Kosovës me Sami Lushtakun ka udhëhequr për tri mandate këtë komunë e cila është konsideruar si bastion i kësaj partie.
Mirëpo, në zgjedhjet lokale të këtij viti, PDK hoqi dorë nga kandidatura për kryetar, duke i dhënë mbështetje, kandidatit të pavarur nga familja Jashari, Bekim Jasharit.
Ky i fundit gjatë betimit të hënën tha se qeverisja e tij do të jetë e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, për të mirën e qytetarëve të Skenderajt./indeksonline/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini