Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtur Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan Skenderajn, javë më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, bëhet e ditur se kryetari i Skenderajt, Fadil Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje.
“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura.
Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...