Organizata jo-qeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportin e verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga diaspora nga jashtë Kosovës, deri më datën 22 shkurt.
Sipas kësaj organizate, deri më tani janë aprovuar 18,731 votues nga jashtë, teksa 7,670 votues janë refuzuar.
Deri më tani, KQZ’ja ka hapur 14,930 pako ose 34.36 për qind të totalit të tyre.
Nga të gjitha votat e shqyrtuara deri më datën 21 shkurt, janë verifikuar 70,95 për qind e votuesve.
Arsyet e refuzimit të këtyre votave janë të ndryshme.
Sipas Organizatës Germin, 2 mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të pa identifikueshëm, 333 që kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jo-valide./arbresh.info/

Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...