Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se gazeta “Koha për Prishtinën” është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët, gjë që shihet edhe nga komentet e shumta pozitive që ka marrë pas shpërndarjes së numrit të parë.
Ai tha se numri i radhës do të shpërndahet të hënën dhe do të përmbajë një editorial nga vetë Ismaili, ku trajtohen pesë zgjidhjet e tij për kryeqytetin: zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve, hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, lagje të pastra 24/7, rrugë të sigurta dhe kthimi i hapësirave publike nga betoni te komuniteti.
Gazeta po ashtu sjellë për qytetarët fjalëkryqin javor, karikaturën, kronikën “In Memoriam” dhe një Op-ed nga studiuesi, analisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi.
Të gjitha këto e shumë më shumë qytetarët e kryeqytetit do t’i gjejnë nesër në Gazetën “Koha për Prishtinën”.
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet