Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.
Deri tani janë procesuar rezultatet për dy vendvotime. LDK ka deri tash 300 vota, e ndjekur nga VV me 197 dhe PDK me 187.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari renditet Përparim Rama me 659 vota si bartës liste, pasuar nga Fadil Aliu me 37 vota, Dasmor Durmishi dhe Bujar Gashi me nga 33 vota.

Nga VV i pari renditet Mrika Limani Myrtaj si bartëse liste me 488 vota. Pas saj është Gëzim Sveçla me 41 vota, Jeta Bujari 37 vota, Egzon Azemi me 27 e Nora Kelmendi me 19 vota.

Nga PDK prinë Uran Ismaili me 545 vota, Agron Canolli me 40 vota, Trim Syla 35 vota pasuar me Besian Musmurati me 27 vota.

Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...