Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë numëruar 90.37% të votave me postë nga diaspora.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje 51.70 % apo 28 mijë e 593 vota, shkruan Arbresh.info.
Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 30 për qind apo 16 mijë e 673.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 9 për qind apo 5 mijë e 266 vota.
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me mbi 3 për qind 1 mijë e 707 vota.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt, pasi KQZ-ja njoftoi se ka miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.
Ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës, ndërkohë që pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi të kufizuara./Arbresh.info/

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve