Kur kanë mbetur vetëm edhe 1 përqind e votave për t’u numëruar e për të dalë me një rezultat preliminar, radhitja nuk ka ndryshuar.
Është koalicioni PDK-AAK-Nisma i cili del i pari me 34,07% për qind të votave, e përcjellur nga befasia e këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosja me 27,02% për qind të votave.
Ndërkohë, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka dalur i treti me vetëm 25,74% për qind të votave.
Çfarë vlen të theksohet, është se rezultati i tanishëm nuk i sjell PAN’it aq deputet sa edhe ta krijojë qeverinë. Për këtë, përveç deputetëve të pakicave i duhen rreth 5 deputetë të tjerë, për të cilën gjë Metro ka mësuar se janë nisur diskutimet me AKR e Behgjet Pacollit.
Ndryshe, këto janë vetëm rezultatet preliminarë, ndërkohë që KQZ nuk ka dhënë ndonjë afat zyrtar se kur do të arrijë të dalë me një rezultat zyrtare dhe t’i certifikojë zgjedhjet.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...