Në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sot në orën 20:00 numërimi i votave me kusht, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen e KQZ-,së deri më tani janë numëruar 14% e votave, shkruan Arbresh.info.
Sipas KQZ-së, nga këto numërime po prinë Lëvizja Vetëvendosje me 376 vota apo 46.82%.
Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka marr 129 vota apo16.06%.
Partia e tret është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 112 vota apo 13.95%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 98 vota apo 12.20%.
Nga votimi me kusht janë gjithsej 57 vendvotime.
Numërimi ka filluar edhe për votat e personave me nevoja të veçanta, por publikimi i rezultateve s’ka filluar ende. Nga ky votim, janë gjithsej 37 vendvotime./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë