Ballkani perëndimor është në moment të rëndësishëm për të, moment kur do të vendoset nëse gjërat do të ndryshojnë për të mirë apo nëse rajoni përsëri do të bjerë viktimë e lakmisë, urrejtjes dhe ndikimit nga jashtë.
Kështu është shprehur Zëvendës-Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, në fjalimin e saj në “Croatia Forum 2015”.
Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zëvendës-Sekretarja Nuland ka thënë se të tjerët në botë i kanë sytë e drejtuar kah rajoni, për ta marrë si shembull se si tejkalohet e kaluara e hidhur dhe ndërtohet e ardhmja.
Tani është momenti që të ndërtoni një rajon çfarë e presin qytetarët e juaj, një rajon që jeton, më në fund, në liri, paqe dhe prosperitet, ka bërë thirrje Zëvendës-Sekretarja Nuland
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...