Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.
Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndonëse u tha se ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.
Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj .
Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!
AMIN
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi