Nuk po zbatohet ligji që rregullon njohjen e kontributit të punëtorëve të arsimit dhe të shëndetësisë para luftës. Mungesa e buxhetit për skemat pensionale për këtë kategori, janë shkak i mos implementimit të këtij ligji.
Me ligjin Nr.04/- 131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, në paragrafin 6 të nenit 8 është e rregulluar çështja e së drejtës në njohjen e stazhit kontibutiv për këto vite për punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të tjerëve, raporton KTV.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se do të bëjnë përpjekje që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt.
Ligji për skemat pensionale, të financuara nga shteti për këtë kategori, rregullon dhe përcakton pensionet bazike të moshës, pensionet kontributpaguese të moshës, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensionet e parakohshme, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...