Në fshatin Drenoc të Klinës, në shkollën “Isa Boletini” është raportuar për një parregullsi.
Bëhet fjalë për një mospërputhje të fletëvotimeve. Përfaqësues nga DnV në Klinë kanë bërë të ditur se është vërejtur një fletëvotim më pak, dhe për 30 minuta është mbyllur vendvotimi për të parë se ku qëndron problemi, i cili nuk është identifikuar akoma.
Ndërkaq menaxheri i kësaj qendre tha se fletat për kryetar komune dhe asamble kanë një shpërputhje prej një fletëvotimi. Ai tha se është lajmëruar edhe KKZ, të cilët vizituan qendrën për të parë se për çfarë po bëhet fjalë, njofton Klan Kosova.
Nëse del që gabimi është teknik, atëherë fletëvotimi shpallet i pavlefshëm, por nëse ka mos përputhje në raste të tjera, atëherë duhet të përsëriten zgjedhjet në këtë vendvotim, thuhet tutje nga DnV për këtë komunë.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...