Ura mbi lumin Sitnicë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, është afër shkatërrimit. Ndërtimi i urës së re ka filluar para disa muajsh, por nuk pritet të përfundojë këtë vit.
Sedat Ademi, banor i kësaj ane, tregon se ura aktuale e ndërtuar nga druri është dëmtuar dhe se paraqet rrezik për banorët të cilët e përshkojnë në këmbë dhe me vetura.
Sipas Gazmend Zabërgjes, kjo urë do të duhej të përfundonte tashmë, e jo të shtyhen punimet.
Sipas Skender Gashit, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, punimet janë ndalë për shkak të motit të keq dhe se do të vazhdojnë në stinën e Pranverës. Ura e vendosur në fshatin Pestovë shërben si lidhëse e mbi 23 fshatrave në komunën e Vushtrrisë me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. /RTV D
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...