Rritja e çmimeve për produktet bazike s’ka të ndalur në Kosovë.
Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe tek sheqeri dhe vezët.
Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë dhe vezët mbi 4 euro, e po ashtu çaji ka arritur në 10 euro.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet bazike.
Produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie./arbresh.info/

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...