Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se dakordimi për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që ishin bërë vitin e kaluar, ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Tiranë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se në konferencën në Tiranë ka marrë pjesë virtualisht përmes një vidomesazhi, përcjell Arbresh.info.
“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, Kurti përmes videomesazhit ka theksuar mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj.
“Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”, tha Kurti./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...