Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ishte e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, por ka vendosur të delegojë ambasadorë për pjesëmarrje, ashtu siç kanë vepruar liderë të tjerë botërorë.
Osmani tha se përveç ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Rejhan Vuniqi, këshilltarja e saj për politikën e jashtme.
“Siç ju kam informuar, në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe të Senatit. Meqenëse shumica dërmuese e shteteve siç keni mundur ta shihni dje sa i përket liderëve shtetëror që janë udhëheqësesh shtetesh janë përfaqësuar nga ambasadorët, të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion Presidencial të udhëhequr nga shefja ime e stafit dhe këshilltarja për politikë të jashtme. Të shoqëruara nga ambasadori ynë në ShBA, Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese e të cilat në fakt akoma po vazhdojnë, përfshirë takime të ekipit që unë e kam deleguar dhe sapo të përfundojnë të gjitha takimet e tyre”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu ka përmendur një takim të mëparshëm me presidentin Trump në Paris, ku ka shfrytëzuar mundësinë ta uronte dhe të diskutonte për situatën e
sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“Unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede”, u shpreh Osmani./Arbresh.info
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...