Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Bojko Rashkov në një deklaratë për media ka thënë se njerëzit që kanë humbur jetën në autobus janë bërë shkrum e hi, ndërsa sot duhet të fillojë procedura e identifikimit.
“Nuk keni çfarë të shihni. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë bërë shkrum e hi. Tani duhet të identifikohen”, deklaroi Rashkov.
Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi me autobus ka goditur gardhin mbrojtës dhe është shkaktuar flakë.
“Autobusi e ka shkatërruar gardhin mbrojtës. Me shumë mundësi zjarri është shkaktuar duke goditur vazhdimisht gardhin mbrojtës. Por, ky është vetëm një version i yni”, tha Rashkov.
Në vendngjarje ka dalë gjithashtu edhe kryeministri Stefan Janev ndërsa version zyrtar për incidentin ende nuk ka./Zhurnal.mk
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama