Në kryeqytet është grabitur edhe një filial i institucionit financiar për transferta të parave.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 10:30 në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili thotë se pistat e para tregojnë për një grabitje të armatosur, por që është kryer nga një person i vetëm.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur”, tha Borovci.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

Këtë vit është rritur numri i grabitjeve në nivel alarmant.
Duket se hajdutët po shfrytëzojnë pandeminë dhe kufizimin e lëvizjes./arbresh.info/

Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?