Edhe PDIU do të ndjekë të njëjtën rrugë si PD dhe LSI. Këtë e konfirmon kreu i saj Shpëtim Idrizi në një prononcim për Opinion.al.
Sipas tij, vendimi i PDIU do të jetë në koherencë me opozitën e bashkuar pasi ky formacion politik sipas tij është pjesë e opozitës që nga data 7 shtator.
“Nuk vihet në diskutim që ne jemi në unison me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ne e kemi bërë deklaratën tonë direkt pas Bashës. Nëse e keni për ata 3 deputetë në parlament, ata s’janë të PDIU, ata janë regjistruar si të pavarur dhe votojnë Partinë Socialiste .. dmth ata s’kanë qenë kurrë të PDIU. PDIU ka që më 7 shtator që është pjesë e opozitës së bashkuar”, është shprehur Idrizi.
Nagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për s...
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues