Emilija Rexhepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Deputetja nga radhët e Partisë së Re Demokratike ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, i besuan dhe mbështeten, shkruan IndeksOnline.
“Një falënderim të veçantë i detyrohem Fikrim Damkës dhe Fidan Brina Jiltit nga komuniteti turk, Rasim Demirit nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollit nga komuniteti rom, Nenad Rašiqit nga komuniteti serb, Artan Aslanit nga komuniteti ashkali, si dhe Veton Berishit nga komuniteti egjiptian” shkroi Redzepi.
Ajo falënderoi 48 deputetët e LVV-së dhe 13 të LDK-së që e votuan, si deh ata të PDK-së, AAK-së, e Listës Serbe, që nuk e votuan.
Redzepi falënderoi edhe Duda Baljen dhe Adem Hodzën, për mos-votë.
“Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve” u shpreh ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Të nderuar qytetarë,
Sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan kryetarin e parlamentit, z. Dimal Basha, dhe unë u zgjodha Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, përveç atij serb.
Faleminderit të gjithë kolegëve deputetë të grupit multietnik për besimin dhe mbështetjen e dhënë për zgjedhjen time.
Një falënderim të veçantë i detyrohem Fikrim Damkës dhe Fidan Brina Jiltit nga komuniteti turk, Rasim Demirit nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollit nga komuniteti rom, Nenad Rašiqit nga komuniteti serb, Artan Aslanit nga komuniteti ashkali, si dhe Veton Berishit nga komuniteti egjiptian.
Gjithashtu, faleminderit edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (48 deputetë) dhe LDK-së (13 deputetë), si dhe atyre që nuk më votuan – deputetëve të PDK-së, Listës Serbe, AAK-së, Dudi Baljes dhe Adem Hodzhës.
Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve.
Emilija Redžepi
Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...